Tunizi, 138 raste hetimore ndaj Ben Ali
28/07/2011 23:30
Në ngarkim të ish-presidentit të Tunizisë, Ben Ali, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij drejtësia tuniziane ka nisur 138 cështje hetimore.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia zyrtare e lajmeve në Tunizi, e cila citon një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë të vendit.
Sipas burimit, mes akuzave të fundit të ngritura ndaj diktatorit është ajo për abuzim me anë të pushtetit dhe ajo për korrupsion financiar.
Burimet saktësojnë se akuza e fundit i është atribuar ish-presidentit në lidhje me afera të lidhura me kompaninë ajrore “Tunisair”.
Aktualisht Zine El Abidine Ben Ali ndodhet në Arabinë Saudite, ku u arratis më 14 janar, pak ditë pasi ra nga pushteti për shkak të protestave popullore.
Top Channel