Egjipt, në gusht procesi ndaj Mubarak

28/07/2011 22:50

Procesi gjyqësor kundër ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak do të nisë më tre gusht në kryeqytetin Kajro.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, të cilat citojnë ministrin egjiptian të Drejtësisë, El Guendi.

Sipas këtij të fundit, në proces do të përfshihen edhe dy djemtë e ish-presidentit, Alaa dhe Gamal, ish-ministri i Brendshëm, El Adly dhe gjashtë ish-asistentë të tij.

Mubarak dhe ish-ministri i Brendshëm do të gjykohen për shtypjen e dhunshme të manifestuesve gjatë revolucionit që rrëzoi presidentin nga pushteti.

Ndërkohë, djemtë e tij do të gjykohen për akumulim të paligjshëm pasurish përmes keqpërdorimit të pushtetit të të atit, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA