Chavez: Së shpejti do të jem tullac

28/07/2011 23:50

Për shkak të kemioterapisë të cilës po i nënshtrohet, presidenti venezuelian Hugo Chavez do të humbasë flokët dhe pas pak ditësh do të jetë “tullac”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Chavez, i cili është shprehur se pikërisht për shkak të mjekimit që po ndjek kundër kancerit, do të ketë një pamje të ngjashme me atë të aktorit Yul Brynner.

“Me siguri pas disa ditësh do të shihni një Chavez tullac. Ju kujtohet Yul Brynner? Ja, pas pak muajsh do të jem kështu”, ka deklaruar Chavez.

Presidenti, i cili sot mbush 57 vjec dhe që ka njoftuar synimin e tij për një tjetër mandat, u operua para pak kohësh në Kubë kundër kancerit, ku dhe kaloi një periudhë rekuperimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA