Policia e Tiranes ka deklaruar se gjatë atentatit ndaj avokatit te
njohur Dino Leli, per fat te mire nuk ka marre plage me arme zjarri.
Sipas policise, ne vendin e ngjarjes eshte gjetur edhe predha edhe gezhoja me te cilen eshte qelluar ndaj avokatit, por ajo nuk e ka goditur ate. Sipas policise kjo rezultoi pasi jane kryer edhe ekspertizat mjeko-ligjore te avokatit te njohur. Policia tha se, pavaresisht kesaj do te vazhdohet te hetohet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur mbremjen e se martes, ne afersi te lulishtes ‘1 Maji’.
Pista e vetme me te cilen policia eshte duke u marre ne lidhje me atentatin mbetet ajo per shkak te detyres, si edhe ndonje konflikt tye mundshem per shkak te detyres se tij si avokat prej shume vitesh. Vete avokati gjate marrjes ne pyetje nuk ka mundur dot ta identifikoje atentatorin e tij.
Top Channel