Durrës, tre kambistë në pranga

27/07/2011 13:00

Tre kambistë janë shoqëruar në polici gjatë një aksioni të Tatim-Taksave
të Durrësit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë së rendit,
ndërsa u janë konfiskuar mjetet monetare që kishin në castin e
kontrollit.

Tatimorët durrsakë kanë ndërmarrë një tjetër aksion kundër subjekteve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në tregun e lirë të këmbimit valutor dhe aparateve telefonike celulare.

Lidhur me shoqërimin e kambistëve, në drejtorinë e policisë së qarkut Durrës bëjnë të ditur se ndaj tyre nuk do të ketë procedim penal, ndërsa mjetet monetare që iu konfiskuan nga tatimorët do të kalojnë në favor të buxhetit të shtetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta