Berisha: Nxitje prodhimit bujqësor

27/07/2011 15:20

Kryeministri Sali Berisha ia ka kushtuar pjesën kryesore të mbledhjes së
qeverisë rritjes së prodhimit bujqësor vendas, që, sipas statistikave
të Ministrise së Bujqësise ka pësuar një rritje të konsiderueshme 6
mujorin e parë të këtij viti.

Por ajo qe eshte me e rendesishme per kryeministrin Berisha eshte se ne kete rritje nje vend kryesor ze rritja e eksporteve te prodhimeve bujqesore, me 31 % krahasuar me 6 mujorin e pare te vitit te kaluar. Nxitjen e prodhimit bujqesor kryeministri Berisha e konsideroi nje projekt madhor kombetar per rritjen e mireqenies ne vend.

“Rritja e prodhimeve bujqësore është me rëndësi të jashtëzakonshme, për të mundur të balancojmë bilancin tregtar të vendit. Sikundër është e një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse 50 përqind të popullsisë, ne e kemi në zonat rurale. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që t’i nxisim, inkurajojmë që të krijojnë të ardhura, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale e të efektshme tokën e pakët bujqësore që kemi, t’i nxisim që të marrin sa më shumë të jetë e mundur tokë nga kodrat e malet e vendit për arrorë, bimë mjekësore, ullishte e kultura të tjera. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë parasysh se jemi vendi me sipërfaqen e tokës bujqësore më të paktë për frymë në Europë, gjithsej 1800 metër katror për frymë”, tha Berisha.

Pervecse rritja e eksporteve ndikon pozitivisht ne bilancin tregtar te vendit, kryeministri Berisha vuri ne dukje edhe dicka tjeter. Se rritja e eksporteve te perimeve, qe ze edhe vendin e pare te eksporteve bujqesore, me 2.6 here me shume ne vellim, eshte deshmi e pamohueshme e politikes se drejte te ndjekur nga qeveria per subvencionimin e serave.

Nje politike, qe sipas kryeministrit jo vetem duhet te konsolidohet, por edhe te zgjerohet me tej, si pershembull per bimet medicinale apo aromatike, qe kane nje treg te sigurte dhe te shtrenjte te nderkombetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA