Marok, rrëzohet avioni ushtarak

26/07/2011 14:10

Një avion ushtarak është rrëzuar në jug të Marokut, bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve “MAP”, që citon një burim zyrtar.

“MAP” nuk thotë se sa pasagjerë ndodheshin në bordin e avionit të tipit C-130 “Hercules”, por saktëson se aksidenti ndodhi në Guelmine, në veri të territorit të diskutuar të Saharasë Perëndimore.

Ndërkohë, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar për “AFP” se rreth 20 pasagjerë kanë humbur jetën.

“Bëhet fjalë për një avion ushtarak të përdorur për transportimin e trupave, por edhe për familje”, ka deklaruar zyrtari.

“Dyshojmë se mjegulla dhe moti i keq janë shkaqet e aksidentit, por për momentin nuk kemi shumë informacion”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA