Marok, avioni, 98 numri i viktimave

26/07/2011 18:29

Të paktën 78 persona humbën jetën pasi një avion ushtarak u rrëzua në një zonë malore në jug të Marokut.

Sipas nje deklarate të ushtrisë, tre persona të tjerë u plagosën rëndë në aksidentin që konsiderohet si më i rëndi i këtyre viteve të fundit.

Avioni një C-130 Herkules u rrëzua në afërsi të Guelmim, në veri të territorit aq të debatueshëm, të Saharasë Perëndimore.

Për ushtrinë, shkaku i aksidentit ishin mjegulla e dendur. Avioni po udhëtonte nga Dakla në Saharanë perëndimore, në Kinitra, në veri të Marokut.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 me orën lokale, ndërsa po përpiqej të bënte një ulje të parashikuar në bazën ushtarake, 10 km në lindje të Guelmimit.

Në bordin e tij ndodheshin 81 persona, nëntë anëtarë të ekuipazhit, 60 ushtarë dhe 12 civilë.

Deri tani janë gjetur 42 trupa të pajetë, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Territori i Saharasë Perëndimore, i pasur me minerale është shkaku i një konflikti që zgjat prej dekadash mes Marokut dhe Frontit Polisario, të mbështetur nga Algjeria.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA