Indi-Kore firmosin paktin bërthamor

26/07/2011 08:55

Ambicja e Koresë së Jugut për të hyrë në tregun energjitik të Indisë ka marrë një mbështetje të fortë pasi dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën bërthamore.

Marrëveshja në fjalë do t’i lejojë Koresë së Jugut të eksportojë teknologjinë e saj për energjinë bërthamore në Indi.

Marrëveshja vjen në një kohë kur India po lufton për të mbajtur lart furnizimin e saj me energji, për të plotësuar kërkesën në rritje që vjen si rrjedhojë e ekspansionit të saj të shpejtë.

Koreja e Jugut është vendi i nëntë që nënshkruan një marrëveshje bërthamore me Indinë. “Ne presim që Republika e Koresë të bëhet një partner më shumë në zhvillimin e energjisë bërthamore civile në Indi”, ka deklaruar Sanjay Singh, sekretar i Ministrisë indiane të Jashtme.

Tregu i energjisë atomike në Indi kap vlerën e rreth 150 miliardë dollarëve. Vitin e kaluar dhoma e ulët e Parlamentit miratoi një ligj për hapjen e tregut të energjisë bërthamore për investitorët privatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA