Koloneli Muammar Gaddafi duhet të heqë dorë nga pushteti, por nuk duhet patjetër të largohet nga Libia.
Kështu ka deklaruar sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, i cili është shprehur se preferenca e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë që Gaddafi ta lërë vendin.
Deklaratën e tij Hague e bëri para një takimi me homologun francez Alain Jupe, mbi zgjidhjen e krizës në Libi.
Zoti Hague tha se fati i liderit libian është cështje që i takon popullit libian, duke nënvizuar se nuk do të jetë as Britania e as Franca që do të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
Ai u shpreh se vendet perëndimore janë plotësisht të bashkuara në qëndrimin e tyre, pas deklaratave se Franca po humbet durimin për shkak të mungesës së suksesit të ndërhyrjes ushtarake.
Deklarata në fjalë sjell një ndryshim në qëndrimin e zotit Hague, i cili më parë ka thënë se Londra do që koloneli të largohet nga Libia.
Top Channel