U përpoq të vendoste ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm Autoritetet norvegjeze mendojnë të kërkojnë një dispozitë të re të kodit
penal për “krime kundër njerëzimit” ndaj Anders Behring Breivik, që ka
pranuar autorësinë e sulmeve të së premtes në Oslo.
Lajmin e bën të ditur prokurori i cështjes që ka si të pandehur 32-vjecarin, i cituar nga të përditshmet lokale.
E futur në kodin penal norvegjez në vitin 2008, norma mbi krimet kundër njerëzimit parashikon një dënim maksimal prej 30 vjet burg.
Ndërkohë, policia norvegjeze është e bindur se Breivik ka vepruar i vetëm dhe jo i ndihmuar nga celula të jashtme në atentatet e së premtes, që u morën jetën 76 personave.
Ditën e djeshme, në daljen e parë para trupit gjykues, 32-vjecari deklaroi se kishte vepruar i mbështetur nga grupe të tjera të ekstremit të djathtë.
“Vlerësojmë se i akuzuari ka një besueshmëri të ulët përsa i përket kësaj deklarate. Megjithatë, askush nga ne nuk mund të përjashtojë mundësinë që ajo të jetë e vërtetë”, ka deklaruar policia e Oslos.
Ne mendjen e 32-vjecarit
Një grup doktorësh do të bëjnë një vlerësim të shëndetit mendor të Anders Behring Breivik, për të parë nëse ai është i aftë për t’u përballur në gjykatë.
Por cfarë mund të vlerësojnë ata? Eksperti Jeremy Coid, profesor i psikiatrisë kriminalistike në kolegjin Queen Mary të Londrës, thotë se ka shumë mundësi që pas ideologjisë së 32-vjecarit të ketë një nivel të thellë crregullimi mendor.
“Vija e fundit është se ne nuk dimë, të paktën për momentin, aq sa duhet mbi motivet e tij për të diagnostikuar gjendjen mendore. Megjithatë, meqenëse janë të gjitha llojet e “prerjes tërthorazi” me ideologjinë e ekstremit të djathtë, unë besoj se ai vuan nga një crregullim mendor”, deklaron Coid.
“Ai e ka kaluar kufirin e ideologjisë ekstreme. Por e keqja qëndron në një detaj dhe ne duhet të kuptojmë më shumë mbi motivet e tij”, shton eksperti i kriminalistikës.
Hetuesit norvegjezë i kanë përqendruar hetimet tek pikëpamjet e djathta të Breivik, i cili kishte publikuar një dokument me 1500 faqe që shpjegonte ideologjinë në fjalë.
Top Channel