Sulmet në Norvegji, policia: 76 të vdekur

25/07/2011 17:20

Policia norvegjeze ka dhënë një bilanc të ri të të vdekurve nga sulmet
masakruese që ndodhën të premten në vend: janë 76 të vdekur në total.

Nga të dhënat e publikuar së fundmi, të cilave u referohen mediat ndërkombëtare, 68 persona humbën jetën në ishullin e tmerrit, ndërsa 8 nga bomba në Oslo.

Policia e ngadalte ne veprim

Ndërsa e gjithe Norvegjia mban zi për viktimat e sulmeve të së premtes, pyetjet dhe kritikat mbi reagimin e ngadaltë të policisë, po shtohen.

Agresori Anders Breivik mbante veshur uniformën e një polici, kur hapi zjarr ndaj qindra te rinjve te mbledhur në Utoja, në veriperëndim të Oslos. Forcave te rendit iu desh rreth nje ore per te mberritur ne vendngjarje pasi mori një telefonatë emergjence nga ishulli qe ndodhet rreth 40 larg kryeqytetit norvegjez.

Banorët: Ishim më të shpejtë se policia

Banore lokale pretendojne se mberriten ne ishull perpara policise.

Nje 48-vjecare e identifikuar vetem si Line, i tha AFP-se se policia i
kishte keshilluar të mos i afrohet ishullit. Por gruaja thote se si ajo,
edhe fqinjet e saj nuk munden te qendrojne larg, kur degjuan britmat e
femijeve qe vriteshin.

“Nuk isha vetëm unë, këtu kishte shumë njerëz me varka”, tha
48-vjecarja. “Ndoshta ishin 20 varka. Ne u afruam dhe u sollëm rreth
ishullit, u afruam më shumë se policia dhe punonjesit e ndihmes se
shpejte.


Ndalen kërkimet në ishull

Kerkimi per trupa te tjere ne ishull eshte mbyllur. Sipas mediave gjermane i akuzuari për atentatet në Norvegji, në një pamflet të publikuar në internet përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe në përgjithësi Partinë Socialdemokrate gjermane, si dhe ekologjistët, si objektiva të mundshëm sulmi.

Gazeta “Die Hamburger Morgenpost” bën më tej të ditur se autoriteti për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani ka nisur nje hetim. Në pamfletin e tij prej 1500 faqesh, i akuzuari për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik, bën thirrje për shpëtimin e Evropën nga islamizimi dhe marksizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA