Siri, arrestime në lagjet e Damaskut

25/07/2011 18:55

Mbi 10 manifestues anti-regjim janë arrestuar nga ushtarakët sirianë ditën e djeshme në lagje të ndryshme të Damaskut.

Lajmin e bëjnë të ditur opozitarë sirianë që jetojnë në ekzil.

“Ushtria ka arrestuar të dielën nëntë persona në lagjen Hajar al Asouad, si dhe disa të tjerë në Sahnajah”, deklarojnë opozitarët.

Megjithatë, disa manifestues kanë parakaluar mbrëmjen e djeshme në Damask, duke kërkuar rrëzimin e regjimit, si përgjigje ndaj masave të ashpra kundër protestave.

Por presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar disa herë se nuk ka ndërmend të lëshojë pushtetin e tij, që zgjat prej dekadash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA