Oslo, 150 mijë vetë nderojnë viktimat

25/07/2011 21:45

Rreth 150 mijë persona janë mbledhur rreth selisë së bashkisë së Oslos për të marrë pjesë në “Marshimin e trëndafilave”.

Nisma në fjalë është organizuar nga një qytetar norvegjez, Terje Bralland dhe është mbështetur nga Amnesty International, për të përkujtuar viktimat e së premtes.

Sipas mediave lokale, një turmë e tillë nuk është mbledhur kurrë në kryeqytetin norvegjez që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Autori i atentateve të së premtes, Anders Behring Breivik, u paraqit sot në gjykatë, përballë një turme të madhe njerëzish që e priste e inatosur në hyrje të saj.

Në seancën e zhvilluar 32-vjecari ka pranuar autorësinë e sulmeve dhe ka bërë të ditur se me të bashkëpunojnë edhe dy celula të tjera.

Pikërisht këtu është përqendruar hetimi i policisë norvegjeze, e cila po përpiqet të identifikojë bashkëpunëtorët e Breivik, simpatizant i ekstremit të djathtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA