Norvegji,32-vjecari ne Gjykatë

25/07/2011 14:55

32-vjecari i akuzuar për atentatet në Norvegji, doli sot për herë të parë para drejtësisë.

Anders Behring Breivik, pranon se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 93 personave dhe plagosjen e 96 personave.Seanca ndaj tij po zhvillohet pa pranine e gazetareve, për të ndalur propagandën.

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore.

Breivik do të shpjegojë arsyet që e cuan në veprimet skandaloze. Më herët ai i cilësoi sulmet si të rënda, por të nevojshme.

Ndërkohë masa e dënimit të parashikuar sipas ligjeve norvegjeze është e pazakontë: Vetëm 21 vjet burg!

Ekziston megjithate nje klauzole qe lejon zgjatjen e denimit nese i burgosuri konsiderohet kercenim publik.  Avokati i tij mbrojtes Geir Lippestad tha te dielen se Breivik deshironte te sulmonte shoqerine norvegjeze dhe menyren sesi ajo eshte strukturuar.

Homazhe për të vdekurit

Masakra me e madhe ne kohe paqeje ne Norvegjine e diteve tona duket se pati ne themel ate qe ekstremisti i djathte e shihte si mision per te shpetuar Europen nga islami, emigracioni, dhe multi-kulturalizmi.

Shume njerez ndaluan kete mengjes prane memorialeve ne kujtim te viktimave, te ngritura ne vendet ku ndodhen sulmet.

Deti i luleve perpara katedrales ne qender te kryeqytetit norvegjez sa vjen e rritet, thote Reuters.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA