Norvegji, hetime policisë

25/07/2011 15:35

Ndërsa e gjithe Norvegjia mban zi për viktimat e sulmeve të së premtes,
pyetjet dhe kritikat mbi reagimin e ngadaltë të policisë, po shtohen.

Agresori Anders Breivik mbante veshur uniformën e një polici, kur hapi zjarr ndaj qindra te rinjve te mbledhur në Utoja, në veriperëndim të Oslos. Forcave te rendit iu desh rreth nje ore per te mberritur ne vendngjarje pasi mori një telefonatë emergjence nga ishulli qe ndodhet rreth 40 larg kryeqytetit norvegjez.

Të paktën 86 vetë u vranë nga të shtënat, shumica e tyre të rinj, pjesemarres te nje kampi veror të organizuar nga partia Laburiste në pushtet. Rreth 100 te tjere u plagosën.

Probleme me transportin

Fillimisht shefi i policisë së Oslos, Sveinung Sponheim tha se në ishull duhet të ndodhej nje polic, por nuk dihej ku ishte ai ne momentin e incidentit. Me vone, rezultoi se roja e kampit, kishte qene ne fakt nje nga viktimat e para te Breivik-ut.

Problemet e transportit, perfshire ketu mungesen e helikoptereve dhe perdorimin e nje varke te vogel e te papershtatme qe u fundos pak pas nisjes, i ngadalesuan veprimet e policise e i dhane 32-vjecarit me shume kohe per planin e tij makaber.

Vete zedhenesi i policise Henning Holtaas deklaroi se përgjigja ndaj sulmit do te jete subjekt hetimi, por se prioriteti tani duhet te jete shpetimi i jetes, se te plagosurve qe jane ne gjendje kritike per jeten dhe vazhdimi i operacionit te sigurise.

Banorët: Ishim më të shpejtë se policia

Banore lokale pretendojne se mberriten ne ishull perpara policise.

Nje 48-vjecare e identifikuar vetem si Line, i tha AFP-se se policia i kishte keshilluar të mos i afrohet ishullit. Por gruaja thote se si ajo, edhe fqinjet e saj nuk munden te qendrojne larg, kur degjuan britmat e femijeve qe vriteshin.

“Nuk isha vetëm unë, këtu kishte shumë njerëz me varka”, tha 48-vjecarja. “Ndoshta ishin 20 varka. Ne u afruam dhe u sollëm rreth ishullit, u afruam më shumë se policia dhe punonjesit e ndihmes se shpejte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA