Policia norvegjeze po heton rreth deklaratave te dhena nga 32-vjecari Anders Behring Breivik, i cili para gjykatës ka pranuar se për sulmet e së premtes ka patur bashkëpunëtorë.
Në sallën e gjyqit, ku nuk janë lejuar të jenë të pranishëm gazetarët,
Breivik ka thënë se aktet e tij ishin një sinjal shokues për Norvegjinë.Gjykatësi Kim Heger ka konfirmuar arrestimin deri në 8 javë, ndërsa akuza ndaj Breivik, saktësisht është ajo e akteve terroriste.32-vjecari do te qendroje muajin e pare ne izolim te plote, ndersa nuk do t’i lejohet komunikimi me askend, pervecse me avokatin e tij.
Në sallë 32-vjecari ka pranuar përgjegjësinë e tij për vrasjet, por është deklaruar ‘i pafajshëm’, ashtu sikurse ka thënë edhe në momentin e arrestimit.
Ky person, që mediat e kanë krahasuar me një përbindësh, pretendon se ka bërë veprimin më të mirë të ndalur ‘aleancën marksiste-islamike’, duke theksuar edhe bindjet e veta ideologjike.
Babai: Nuk dija gje per tim bir
Nje ekip policesh norvegjeze kaloi disa ore ne shtepine e Jens Breivik, babait te njeriut qe shokoi vendin me vrasjen e me shume se 90 personave.
Burri, krejtesisht i shokuar, ka rrefyer se nuk kishte as idene me te vogel per bindjet e cuditshme te te birit dhe mbi te gjitha per ate qe po planifikonte. Perfshirjen e 32-vjecarit ne sulmet e renda te se premtes, ai vete e ka mesuar nga edicionet online te gazetave vendase, ku ka pare te shfaqej emri dhe fotografia e tij.
Jens Breivik eshte nje pensionist qe jeton ne France dhe me djalin e tij nuk ka patur kontakte qe prej 1995-es.
Ndalen kërkimet në ishull
Kerkimi per trupa te tjere ne ishull eshte mbyllur. Sipas mediave gjermane i akuzuari për atentatet në Norvegji, në një pamflet të publikuar në internet përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe në përgjithësi Partinë Socialdemokrate gjermane, si dhe ekologjistët, si objektiva të mundshëm sulmi.
Gazeta “Die Hamburger Morgenpost” bën më tej të ditur se autoriteti për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani ka nisur nje hetim. Në pamfletin e tij prej 1500 faqesh, i akuzuari për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik, bën thirrje për shpëtimin e Evropën nga islamizimi dhe marksizmi.
Top Channel