Të paktën 6 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Marinës Meksikane, përfshirë një fëmijë
Një grup doktorësh do të bëjnë një vlerësim të shëndetit mendor të Anders Behring Breivik, për të parë nëse ai është i aftë për t’u përballur në gjykatë.
Por cfarë mund të vlerësojnë ata? Eksperti Jeremy Coid, profesor i psikiatrisë kriminalistike në kolegjin Queen Mary të Londrës, thotë se ka shumë mundësi që pas ideologjisë së 32-vjecarit të ketë një nivel të thellë crregullimi mendor.
“Vija e fundit është se ne nuk dimë, të paktën për momentin, aq sa duhet mbi motivet e tij për të diagnostikuar gjendjen mendore. Megjithatë, meqenëse janë të gjitha llojet e “prerjes tërthorazi” me ideologjinë e ekstremit të djathtë, unë besoj se ai vuan nga një crregullim mendor”, deklaron Coid.
“Ai e ka kaluar kufirin e ideologjisë ekstreme. Por e keqja qëndron në një detaj dhe ne duhet të kuptojmë më shumë mbi motivet e tij”, shton eksperti i kriminalistikës.
Hetuesit norvegjezë i kanë përqendruar hetimet tek pikëpamjet e djathta të Breivik, i cili kishte publikuar një dokument me 1500 faqe që shpjegonte ideologjinë në fjalë.
Ian Stephen, ekspert i kriminologjisë, deklaron për BBC se ka marrë në shqyrtim karakterin e 32-vjecarit.
“Është një nga dokumentet më të frikshme që kam lexuar. Është shkruar nga një person që është absolutisht i përpiktë në zhvillimet e filozofisë së tij dhe ka kërkuar gjithcka, duke u izoluar për një kohë të gjatë duke lexuar libra dhe duke bërë kërkime në internet”, tregon profesori Stephen.
Top Channel