Një 78-vjecar është vrare në fshatin Pojan të rrethit të Devollit teksa
është përpjekur të ndalë sherrin e nisur në lokalin e fshatit mes djalit
të tij dhe 3 të rinjve.
Viktima Ali Zeneli eshte goditur me grushta dhe mjete te tjera te forta deri sa ka gjetur vdekjen ne oborrin e baneses se tij rreth ores 3.00 te mengjesit, ndersa eshte gjetur i pajete nga familjaret.
Cfare thonë të afërmit
Te afermit e 78 vjecarit kane rrefyer se prej kohesh mes viktimes dhe djalit te tij kishte konflikte duke hedhur gjithe dyshimet per vrasjen mbi te riun, i cili kishte dale nga burgu vetem pak dite me pare pasi kishte vuajtur denimin per shperndarje te lendeve narkotike.
Arrestimet
Policia e Korces ka arrestuar 4 persona 3 vellezerit Eduard, Marjel dhe Bledar Demiri si dhe Petrit Zenelin, djalin e viktimes pasi mendohet se shkak i ngjarjes eshte pikerisht sherri i nisur mes tyre, ndersa ka marre ne pyetje edhe 10 persona te tjere per te zbardhur me teper detaje.
Top Channel