Krujë, furrat nuk fiken

25/07/2011 09:10

Djegia e gomave të automjeteve duke shërbyer si zjarr në furrat e gëlqereve në rrethin e Krujës vazhdojnë të ndotin ambjentin jo vetëm në këtë zonë, por retë e dioksidit të karbonit dhe dioksinës qarkullojnë edhe mbi Fushe-Krujë apo në fshatrat e Tiranës.

Sikur të mos mjaftonin temperaturat e larta që po e shoqërojnë ditët e fundit vendin, krutanët duhet të thithin edhe tymin që nxjerrin këto furra që edhe pse ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, askush nuk ndërhyn për të ndaluar këtë masakër që çdo ditë shkurton me disa vjet jetën e banorëve.

Policia Bashkiake e Krujës është inekzitente, por mosfunksionimit të shtetit i bashkangjitet në këtë zonë edhe polica e rendit dhe prokuroria që nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar këtë aktivitet që ushtrohet hapur çdo ditë.
 
Para një viti, Ministria e Mjedisit dhe Ambientit nisën një aksion për mbylljen e furrave të gëlqereve në Krujë, por edhe sot pamjet tregojnë qartë se pikërisht në ato vende ku furrat u mbyllën janë hapur përsëri dhe aktiviteti i tyre jo vetëm që nuk është mbyllur, por është shtuar akoma më shumë.

Ndërsa në asnjë rast Inpespektoriati i Mjedisit që operon në këtë rreth nuk ka marrë iniciativën ligjore, për mbylljen e këtij aktiviteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA