Kamarierja: Dëshmia për Kahn, e vërtetë

25/07/2011 12:00

Kamerierja qe akuzoi ish-kreun e FMN-se, Dominique Strauss Kahn per
agresion seksual ka dhene intervisten e saj te pare. Nafisatu Dialo tha
per revisten ‘Newsweek’, se gjithe cfare ka rrefyer per incidentin e 14
majit, eshte e verteta e paster.

Komentet e emigrantes 32-vjecare nga Guinea vijne ne kohen kur autoritetet po pergatiten t’i rrezojne akuzat ndaj politikanit francez, qe nuk ka reshtur se pretenduari pafajesine e tij.

Avokatet mbrojtes te ish-kreut te FMN-se e cilesuan intervisten e Dialos “krejtesisht te pahijshme”.

“Dua ta shoh prapa hekurave, – eshte shprehur gruaja, – Dua qe ai ta kuptoje se ka edhe vende ku pushteti dhe ku parate nuk hyjne ne pune, nuk kane vlere dhe nuk mund t’i perdoresh”.

Dialo rrefen me tej se kishte frike mos humbiste punen, kur u largua me vrap nga dhoma e incidentit.Perfaqesuesit e Strauss Kahn-it e akuzuan se ka ndermarre nje fushate mediatike per te bindur prokuroret te mos i rrezojne akuzat ndaj 62-vjecarit, nje nga te cilat eshte per tentative per perdhunim dhe tjetra per abuzim seksual.

Dy sondazhe opinioni, te kryera pak koheme pare, i gjeten francezet te ndare nëse zoti Strauss Khan duhet të rikthehet në politikë në rastin e terheqjes se akuzave ndaj tij. Deri perpara incidentit, politikani socialist konsiderohej një kandidat të fuqishëm për presidentin e ardhshëm të Francës.

Por e gjithë kjo ndryshoi në muajin maj, kur pastruesja e hotelit në Nju Jork hodhi pretendimet për sulm seksual. Megjithate, ka njerez qe mendojne se pavarësisht të ardhmes së zotit Strauss-Khan, rasti i tij ka ofruar një mësim qytetarie për shumë franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA