FMN: Sa më shpejt vendimi për borxhin

25/07/2011 22:50

Duke parë rritjen e shqetësimeve dhe ndikimin në tregjet financiare, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje sot qeverisë amerikane që të veprojë sa më shpejt për të ngritur kufirin e borxhit.

FMN ka kërkuar gjithashtu një “zgjidhje mirëkuptuese” për të reduktuar deficitin e Shteteve të Bashkuara në një periudhë afatmesme.

Sipas FMN, pa këtë marrëveshje tregjet mund të ulin ndjeshëm besimin e tyre tek aftësia e Uashingtonit për të shlyer borxhet e tij.

“Këto rreziqe do të kishin gjithashtu një ndikim global duke parë rolin qendror të bonove amerikane të thesarit në tregjet financiare botërore”, ka deklaruar FMN.

“Strategjia duhet të përfshijë zbatimin e reformave, përfshirë kursimet shtesë në shëndetësi, ashtu si dhe rritjen e të ardhurave”, ka deklaruar më tej Fondi.

Por, duke paralajmëruar se rritja ekonomike në SHBA mund të mbetet e ndrydhur, FMN ka këshilluar sërish shkurtime të shpejta që mund të kenë një impakt tek shpenzimet e konsumatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA