Babai: Nuk dija gjë për tim bir

25/07/2011 15:20

Nje ekip policesh norvegjeze kaloi disa ore ne shtepine e Jens Breivik,
babait te njeriut qe shokoi vendin me vrasjen e me shume se 90
personave.

Burri, krejtesisht i shokuar, ka rrefyer se nuk kishte as idene me te vogel per bindjet e cuditshme te te birit dhe mbi te gjitha per ate qe po planifikonte. Perfshirjen e 32-vjecarit ne sulmet e renda te se premtes, ai vete e ka mesuar nga edicionet online te gazetave vendase, ku ka pare te shfaqej emri dhe fotografia e tij.

Jens Breivik eshte nje pensionist qe jeton ne France dhe me djalin e tij nuk ka patur kontakte qe prej 1995-es. Faktin qe babai i Breivik qendron ne Cournanel, nje fshat i vogel ne jug te Touluse, e konfirmoi kryetari i bashkise, Alain Costes, i cili megjithate se burri ka rreth nje vit qe ndodhet aty dhe ai vete nuk e njeh personalisht.

Publikohet videoja e postsulmit në Oslo

Nje video amatore ka dale ne drite se fundi me pamje dramatike te shperthimit ne Oslo. Personi qe e ka xhiruar, ishte nder te paret qe mberriten ne vendngjarje pak minuta pas sulmit.


Ndalen kërkimet në ishull

Kerkimi per trupa te tjere ne ishull eshte mbyllur. Sipas mediave gjermane i akuzuari për atentatet në Norvegji, në një pamflet të publikuar në internet përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe në përgjithësi Partinë Socialdemokrate gjermane, si dhe ekologjistët, si objektiva të mundshëm sulmi.

Gazeta “Die Hamburger Morgenpost” bën më tej të ditur se autoriteti për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani ka nisur nje hetim. Në pamfletin e tij prej 1500 faqesh, i akuzuari për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik, bën thirrje për shpëtimin e Evropën nga islamizimi dhe marksizmi.

Pervec Norvegjise, viktimat e masakres kujtohen me nje minute heshtje edhe ne Suedine fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA