“Oslo”, një person i ndaluar në Poloni

25/07/2011 18:05

Policia polake ka marrë në pyetje një person në lidhje me sulmet në Oslo, por ka përgënjeshtruar zërat se ka proceduar me arrestimin e tij.

Sipas kanalit TVN24, shtetasi polak i ka shitur Breivik, ndoshta përmes internetit, material kimik si ai i përdorur për fabrikimin e bombës së shpërthyer në qendër të Oslos.

Megjithatë, saktëson policia polake, shitja e këtij materiali nuk është e ndaluar.

Gjatë paraqitjes së parë në gjykatë, atentatori Anders Behring Breivik ka deklaruar se ka celula të tjera në disa vende të Evropës.

Ai ka deklaruar gjithashtu se sulmet e së premtes janë një hakmarrje ndaj “tradhtisë” së Partisë Laburiste, e udhëhequr nga kryeministri Jens Stoltenberg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA