Papa: Larg dhunës dhe urrejtjes

24/07/2011 13:45

Papa Benedikti XVI ka shprehur sot, pas recitimit të Ungjillit, “dhimbjen e thellë” për sulmet terroriste në Norvegji.

Ati i shenjtë është lutur për viktimat, për të plagosurit dhe të dashurit e tyre dhe ka ritheksuar apelin e tij për të braktisur përgjithmonë rrugën e urrejtjes dhe për t’u larguar nga logjikat e së keqes.

“Edhe njëherë për fat të keq vijnë lajme vdekjeje dhe dhune. Ndjejmë të gjithë një dhimbje të thellë për aktet e rënda terroriste që ndodhën të premten në Norvegji”, ka deklaruar Papa.

Ndërkohë, një meshë në nder të viktimave të atentateve po mbahet edhe në Oslo, ku po marrin pjesë familja mbretërore, kryeministri dhe ambasadorë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA