Norvegji, 6 të arrestuar në Oslo

24/07/2011 14:55

Policia norvegjeze ka zhvilluar një operacion të armatosur në një lagje lindore të Oslos, në lidhje me atentatet e së premtes, duke arrestuar gjashtë persona.

Por tek adresa ku u krye bastisja nuk janë gjetur armë dhe eksploziv dhe për rrjedhojë të gjashtë personat janë liruar më vonë.

Ndërkohë, mësohet se ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur në sulmet e dy ditëve më parë, duke e cuar numrin e viktimave në 93.

Të plagosurit janë 96, ndërsa disa persona të tjerë konsiderohen të humbur dhe për rrjedhojë policia po vijon kërkimet në liqenin e Utojas me një nëndetëse.

Më herët shefi i policisë norvegjeze, Sveinung Sponheim tha se autori i atentateve, 32-vjecari Breivik pranoi përgjegjësinë e të dy sulmeve.

“Ai tha se veproi i vetëm, por policia duhet të verifikojë cdo gjë që ai tha. Disa nga dëshmitë e mbledhura nga ishulli na bëjnë të mendojmë se ka qenë edhe një atentator tjetër”, deklaroi zyrtari i policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA