Mbytet në det 19 vjeçari

24/07/2011 20:35

Një 19 vjeçar nga qyteti i Vorës ka humbur jetën në ujërat e Adriatikut.

Lajmi është bërë publik nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, sipas të cilave shtetasi Olsi Shera ka qenë duke bërë plazh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në sektorin “Rinia” në veri të qytetit të Durrësit, plazh që ndodhet nën administrim të komunës Katund i Ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA