Berat, krim shokues në familje

24/07/2011 12:15

Krimi në familje ka shokuar banorët e fshatit Arrëz në komunën e Poshnjes. Një 65-vjecar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që ka plagosur dy të tjerë.

Vullnet Cjapi, 36 vjec, mbeti i vdekur në vend rreth orës 21 të mbrëmjes së të shtunës nga i ati, Yzeiri.

Plumba kanë marrë edhe kunati dhe kunata e agresorit, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të policisë, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një grindje mes babait dhe djalit. 65-vjecari i kishte ndaluar të birit të shkonte në dasmën e vajzes së dajës për shkak se ishte grindur me familjen e kunatit.

Yzeir Cjapi e ka pritur të birin të kthehej nga dasma dhe ka filluar të konfrontohet me të për shkakun se nuk kishte respektuar urdhërin e dhënë.

Në ndihmë të viktimës ka ardhur edhe daja me bashkëshorten, por që nuk kanë mundur dot të ndalin krimin e rëndë.

65-vjecari ka nxjerrë ciften, të cilën e mbante në banesë dhe ka qëlluar me të në drejtim të djalit, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që ka plagosur edhe dajën e viktimës dhe gruan e tij.

Autori është mbyllur me pas në një nga dhomat e shtëpisë së bashku me armën e krimit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe negociatorët u përpoqën ta bindnin agresorin që të dorëzohej.

Autori u dorëzua pas një ore negociatash me uniformat blu dhe ndodhet në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë së Beratit, në pritje të masës së sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA