“Albpetrol” nxjerr në rrugë 3000 naftëtarë

24/07/2011 08:05

Niveli i papunësisë në vendin tonë pritet të rritet me 2 për qind në muajin shtator, duke e çuar nivelin e përgjithshëm në rreth 15 për qind.

Ky është thjesht efekti i parë statistikor që shkaktohet përmes largimit nga puna të rreth 3 mijë naftëtarëve në muajt gusht-shtator 2011.

Të tjera efekte negative, kësaj here ekonomike, do të zhvlerësojnë jetesën e të paktën 12 mijë personave që banojnë kryesisht në qarqet Fier dhe Vlorë.

Kushtet e vështira ekonomiko-financiare të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” kanë detyruar autoritetet më të larta qeverisëse të marrin vendimin për shkurtimin e vendeve të punës.

Plani është hartuar me kohë, por zbatimi ishte i vështirë, për shkak të zgjedhjeve lokale. Kështu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e kishte shtyrë dy herë zbatimin e reformës, por gjendja dramatike e ish-kolosit të naftës i detyron që të përshpejtojnë marrjen e masave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA