Vjen reagimi i parë i kompanisë ACR, pas vendimit të pak ditëve më parë të marrë nga Ministria e Ekonomisë për pezullimin e punimeve në zonën D të minierës në Bulqizë.
Në njoftimin e shpërndarë dje për mediat, bordi drejtues i kompanisë bën të ditur se e mirëkupton vendimin e ministrisë lidhur me qëllimin për të pastruar zonën dhe vendosur rendin.
“Bordi drejtues i ACR, do të donte të shprehte mirënjohjen e kompanisë, si një investitor i rëndësishme i huaj në Shqipëri, për mbështetjen shumë të mirë dhe të menjëhershme nga qeveria dhe METE, me vendimin për ndalimin dhe pastrimin e zonës D nga operatorët e ndryshëm/subjektet, që nuk plotësonin kushtet e sigurisë së punës dhe të licencave të paligjshme në përgjithësi!”, thotë kompania.
Top Channel