Rama, mesazh solidariteti kryeministrit norvegjez
23/07/2011 21:00
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një mesazh solidariteti kryeminsitrit të Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Stoltenberg.
Rama shprehet se këto akte nuk janë drejtuar vetëm kundër Norvegjisë, por kundër paqes dhe sigurisë në Europë dhe më gjerë dhe janë tregues i faktit se elementët e terrorizmit mund të jenë të pranishëm edhe në vendet me paqe, stabilitet dhe demokraci të konsoliduar dhe të qëndrueshme.
Rama ka shtuar se ato mund të përballohen vetëm me përpjekje të koordinuara.
Top Channel