Një ngjarje e rënë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Tresh të
Lezhës, ku një i moshuar ka qëlluar me armë gjahu një 17-vjecar duke e
lënë atë të vdekur.
Sipas informacioneve të fundit viktimë e këtij akti ka mbetur i riu Pashk Moli, ndërsa policia njofton se autor i dyshuar është 80-vjecari Mark Trushi.
Sipas të dhënave të para, Moli, i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme mendore, kishte hyrë në oborrin e Trushit rreth ores 3.00 te mengjesit, e ky i fundit ka kujtuar se ka patur të bëjë me një hajdut, ndaj ka marrë armën për të qëlluar mbi të. Goditja ka qenë fatale për jetën e të riut.
Policia tashmë e ka arrestuar 80-vjecarin dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Top Channel