Kryeministri Sali Berisha foli në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si
kryetari i një force politike dhe koalicioni që fitoi zgjedhjet lokale
të 8 majit me rreth 100 njësi vendore më shumë dhe me rreth 140 mije
vota më shume se koalicioni opozitar në rang kombëtar. (UPDATE)
Duke numeruar se kjo eshte fitorja e 4-ërt rradhazi pas vitit 2005, kur u rikthye ne pushtet, kryeministri cilesoi si historike fitoren e Tiranes, ku u perballen ne nje gare te ngushte kreu i opozites Edi Rama dhe ish- ministri i Brendshem, Lulzim Basha, i cili merr te henen detyren e kryetarit te bashkisë.
Në analizën e kryeministrit Berisha para Këshillit Kombëtar, i mbledhur per te zgjedhur 24 anetare te kryesise se Partise Demokratike, fitorja e zgjedhjeve te 8 majit ishte nje besim plebishitar qe shqiptaret i dhane reformave te qeverise se tij.
“Kjo ishte përgjigja e vendosur e qytetarëve në referendumin mbarëpopullor të shpallur në zgjedhjet vendore nga ‘Aleanca e Kazanit’. Kurora e fitores është zemra e Tiranës. Në Tiranë u përball morali qytetar me mafian me tentakulat e saj që e ngërtheu kryeqytetin për 11 vjet me radhe ne menyren me te pameshire”, tha Berisha.
Gjate fjalimit qe zgjati per me shume se 1 ore, kryeministri Berisha cilesoi si triumf jo vetem rezultatin e zgjedhjeve, por edhe funksionimin e shtetit ligjor. Per te thene kete ai iu referua betejes se gjate ligjore per Tiranen, ku u numeruan edhe votat e hedhura ne kutine e gabuar, procedure e cila eshte cilesuar si e paqarte ligjerisht nga Shtetet e Bashkuara. Por duke mbrojtur vendimet e KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor, kryeministri Berisha deklaroi se rregullat e lojes nuk ndryshuan gjate procesit.
“Nuk ka sot asnjë njeri që mund të thotë që bazohet në një votë të vetme kallpe. KQZ nuk ndryshoi asnjë rregull loje. Le të na thotë kush të dojë se cili parim është ndryshuar. Ashtu sikurse Gjykatat e Vendeve të zhvilluara, institucionet vendosën të numëronin cdo votë, përfshi edhe atë të presidentit”, tha Berisha.
Pasi garantoi per bashkepunim me te gjithe te zgjedhurit lokale, pavaresisht ngjyrave politike, ne funksion te arritjes se objektivit ‘Shqiperia vend i zhvilluar’, kryeministri Sali Berisha i kushtoi nje kohe te konsiderueshme veprimeve politike te rivalit te tij, Edi Rama, për te cilin tha se ka shmangur figurat kryesore te partise se tij duke bere bashkepunetore te ngushte, ish-bashkepunetoret e Sali Berishes.
“Ndaj edhe une shfrytezoj rastin t’u bej thirrje mbeshtetesve tane, te mos konfondojne mbeshtetesit, zgjedhesit e Partise Socialiste, apo partive te tjera opozitare me qendrimet e nje grushti te ngushte personash”, tha Berisha.
Por kryeministri nuk u ndal vetem me kaq. Duke garantuar se eshte ne cdo kohe i gatshem per dialog ne respekt te kushtetutes dhe ligjit, Sali Berisha i lejoi vetes te keshillonte Edi Ramen te hiqte dore nga bojkoti, ne menyre qe te behej nje rival i denje per kryeminister.
“Rama, qe ka dhuntine te projektoje disfate pas disfate per veten e tij, ka dhuntine qe te deshtoje ne cdo nisme qe merr. Kundershtari duhet per gare te veshtire,per gare alternative, por Rama ndihet me i rendesishem kur bllokon se kur voton, beson se keshtu merr peshe. Te gjitha keto jane llogarite e tij dhe besoj se rruga e krimit te kredibilitetit, te besimit te qytetaret eshte jo bllokim, por ushtrim i pushtetit ne funksion te alternatives”, tha Berisha, duke premtuar se do te jete shume luajal ndaj ligjeve, vlerave dhe Kushtetutes se vendit.
Kryeministri Berisha u tregua i hapur edhe me anetaret e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, te cilet i ftoi te mblidhnin firmat e duhura per te shtuar kandidatura te tjera per anetare kryesie ne listen me 42 emra te paraqitur prej tij. por lista e prozuar prej kryetarit te Partise Demokratike mbeti e pandryshuar.
Top Channel