2011, shtohen vjedhjet

23/07/2011 16:20

Në Tiranë, krimi kundër pronës vijon të mbetet shqetesimi me i madh per organet e hetimit te veprave penale.

Pavaresisht operacioneve te shumta dhe zbulueshmerise se vjedhjeve qe ndodhin ne kryeqytet, per te cilat raportohen mjaft autore te arrestuar, serish vjedhet e banesave, automjeteve dhe lokaleve apo bizneseve krahasuar me ngjarjet e tjera mbeten problematike. 

Konkretisht sipas nje analize gjashte mujore te Policise se Tiranes per situaten kriminale ne kryeqytet rezulton se nga janari deri ne fund te qershorit kane ndodhur 524 vjedhje. Pjesen me te madhe te ketij krimi e ze vjedhja e automjeteve me 207 makina te vjedhura, prej te cilave jane zbuluar 22. Menjehere pas ketij krimi renditen vjedhjet e lokaleve dhe ambienteve te biznesit me nje shifer prej 188 objekte te vjedhura dhe nje shifer prej 65 ngjarjesh te tilla te zbuluara.

Nderkohe qe ne vend te trete per vjedhjet jane banesat. Per gjashte muaj ne qarkun e Tiranes jane te denoncuara dhe nen hetim 129 shtepi, nga keto jane zbuluar dhe me autore 62. Nderkohe shqetesuese paraqiten edhe te dhenat per vjedhjet me dhune dhe arme, ku ne kete fushe policia evidenton se kane ndodhur 63 vepra penale, prej te cilave 25 vjedhje me dhune, 16 vjedhje me arme, 19 shkaterrim prone dhe tre ngjarje shtregim per dhenie pasurie. nderkohe raportohet zyrtarisht se ne vijim te parandalimit te krimit dhe goditjes se tij, Policia e Tiranes ka minimizuar vjedhjet ne rruge me ane te patrullave dhe kontrolleve nje fenomen i ndeshur kryesisht ne rrembimin e cantave dhe per kete jane identifikuar dhe arrestuar disa grupe te rinjsh.

Policia e Tiranes mesohet se ka vijuar me planin e masave te vitit te kaluar per sezoin veror per te parandaluar kete krim. Behet e ditur se te gjitha komisariatet jane urdheruar te mbajne nen vezhgim elementet me tendenca kriminale te skeduar edhe me pare per vjedhje, vjedhje me dhune apo rrembime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA