Pas vendimit të qeverisë për të kaluar projektligjin për vlerat e luftës,
veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën nga greva dhe anuluan
protestën e paralajmëruar.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Ushtarëve të UÇK-së, sipas Telegraf, tha se protesta e paralajmëruar për sot u kthye në festë, pasi Qeveria ka vendosur ta procedojë për në Kuvend miratimin e Ligjit për Vlerat e Luftës.

Grevistët në momentet e fundit të grevës janë vizituar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili u ka premtuar ish- ushtarëve të UÇK-së se grupi parlamentar i PDK-së do ta përkrahë Projektligjin në Kuvend për t’u miratuar sa më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA