Shtohen lindjet e parakohshme

22/07/2011 15:15

Pavarësisht se është ulur vdekshmeria foshnjore, një tjetër shqetësim në
vend mbetet lindja premature, thene ndryshe lindjet para kohe të
bebeve.

Sipas mjekëve pediatër, pervec patologjive te ndryshme, ka një sërë faktoresh te jashtem mjedisore qe ndikojne ne lindjen parakohe te bebes.

“Ka shumë shkaqe për lindjet parakohe. Infeksionet, niveli i ulët ekonomik, gjendja e rënduar e nënës, streset, mund të jenë shkak për lindjen para kohe”, tha Dedin Lushi, mjek pediatër.

Rreziku i lindjes parakohe te bebes  shfaqet para javes se 37-te dhe ne kete periudhe nena shtatzane duhet te jete e kujdesshme dhe te mos hezitoje te kryje te gjitha kontrollet  e nevojshme, pasi sa më herët të lindë fëmija aq më e ulët është mundësia e jetesës. Mesatarja e jetesës në javën e 27-të është 55-80 %, në vartësi të peshës së fëmijës.

Fëmijët premature kalojnë probleme shëndetësore afatgjata.Ne nje studim te botuar ne te perditshmen britanike “The Telegraph” thuhet se grate shtatzena qe banojne 200 meter larg rruges riskojne ne masen 50 % te lindin parakohe bebet e tyre. Ne nje konstatim te tille kane dale dhe mjeke japoneze te cilet thone se ndotja e ajrit eshte nje nder shkaqet e lindjeve parakohe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA