Procesi ndaj Metës, refuzohet kërkesa e avokatëve

22/07/2011 13:30

Gjykata e Lartë shtyn procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, për në 25
korrik.

Gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të
ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta për të marrë si provë biseden mes
Leonard Beqirit,ish-zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Dritan Priftit.Sipas gjykatës, ekspertimi i videos te siperpermendur eshtë konsideruar i pavlefshem.

Në cilësinë e dëshmitarit sot ishte i pranishëm në gjykatë, Dritan Prifti, i cili në dalje tha për mediat:”Unë erdha këtu për të bërë detyrën time si qytetar. Nuk di cfarë ka ndodhur brenda sallës, por unë do të vij këtu sa herë të më thërrasin”.

Top Channel