Partia Demokratike mbledh te shtunen paradite Keshillin Kombetar per te zgjedhur kryesine e forces politike ne pushtet.
Keshilli Kombetar eshte zgjedhur bashke me kryetarin e Partise, Sali Berisha nje vit e gjysme me pare, por gjate kesaj kohe nuk eshte mbledhur per te zgjedhur forumet e tjera te partise. Zoti Berisha lajmeroi shume kohe perpara zgjedhjeve lokale se ky veprim do te ndermerret pas zgjedhjeve lokale.
Tani, demokratet mblidhen per te zgjedhur vetem kryesine e perbere nga 25 anetare,perfshire dhe kryetarin. Zakonisht, Keshilli Kombetar ka votuar ne te njejten dite per kryesine, sekretarin e pergjithshem, nenkryetaret e partise, si dhe sekretaret. Por, te shtunen demokratet nuk do te ndjekin kete procedure, duke u ndalur vetem tek zgjedhja e kryesise.
Rendi i dites percaktohet nga kryetari i Partise, Sali Berisha, i cili sipas statutit dhe rregullores se brendshme ka te drejte gjithashtu te propozoje edhe kandidaturat per anetaret e kryesise. Rregullat e brendshme te Partise Demokratike nuk perjashtojne edhe mbledhjen e firmave te caktuara nga Keshilli Kombetar per te kandiduar, por burime zyrtare konfirmuan per Top Channel se deri tani nuk eshte depozituar asnje inisiative e tille.
Votimi i se shtunes per kryesine do te jete interesant per te pare sesa do te reflektohet ne kete forum influenca e figurave te saj qendrore me pervoje te gjate ne kete parti apo e figurave te reja, qe dolen ne pah pas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike. Kjo do te merrte rendesi te dyfishte, nese te shtunen do te zgjidhej edhe sekretariati, por per kete do te duhet te pritet edhe pak kohe.
Top Channel