Meta: Prokuroria, standarde të dyfishta

22/07/2011 14:10

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se
Prokuroria është tërhequr nga një prej provave që kishte paraqitur për
gjykim duke përdorur dy standarde dhe duke bërë favorizime.

Duke folur për mediat, pas seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Lartë, ku Meta është i pandehur, ish-zëvendëskryeministri theksoi se tërheqja e provës, bëhet për favorizuar Priftin, i cili sipas Metës po dëshmon në mënyrë të rreme.

“Veprimi i paprecedentë i Prokurorisë nuk është i cuditshëm. Bëhet me qëllim që përgjuesi im të përfitojë favore të tjera”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA