Menaxhimi i kufijve

22/07/2011 20:20

Projekti i BE-së, Menaxhimi i Integruar i Kufijve, ka rezervuar edhe një fond për pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit. (UPDATE)

Dikur në një gjendje tejet skandaloze, kjo pikë ka pësuar një ndryshim thelbësor, duke përmirësuar standartet për shërbimin ndaj qytetarëve.

“Padyshim që ky ristrukturim shkon direkt në shërbime të qytetarëve, por e kalon kufirin e Shqipërisë pasi është një infrastrukturë që i shërben edhe vendeve fqinje të rajonit”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

“Menaxhimi i mirë i kufirit garanton lirinë e lëvizjes së qytetarëve e njëherësh përmirëson luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe trafiqeve të tjera të paligjshme. Rritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do të sjellin edhe më shumë efektivitet në menaxhimin e integruar të kufirit”, ka thënë më pas ambasadori i BE, Ettore Sequi.

Në Shqipëri, gjatë projektit të BE-së, janë ristrukturuar 10 pika të kalimit kufitar, si edhe 17 stacione policore gjatë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA