Mbyllet ujësjellësi i ndotur

22/07/2011 20:25

Drejtoria e Shëndetit Publik ka urdhëruar mbylljen e ujësjellësit Labinot Fushë. Sipas inspektorëve të higjenës, burimi i këtij ujësjellësi nga analizat e bëra rezulton me prezencë të larte mikrobike.

Situata është bërë mjaft kritike për 1700 banorët e kësaj zone, të cilët për t’u furnizuar me ujë kanë hapur puse private, por edhe këta nuk i plotësojnë nevojat.

“Me gjithë tentativat tona, nuk është marrë asnjë masë nga komuna. U detyruam e mbyllëm si ujësjellës. Problem mbetet ujësjellësi i Cërrikut, ku uji shkon me ndërprerje, tubacionet janë të amortizuara dhe klorifikimi nuk bëhet në rregull”, deklaron Bujar Kllogjeri, drejtor i Shëndetit Publik.

Ndërsa kryetari i komunës Labinot Fushë e cilëson situatën mjaft sheqëtësuese. Por, ai nuk mund të marrë masa si pasojë e mungesës së fondeve.

“Duhen investime për një rrjet të ri, por komuna është e pamundur ta financojë gjithë këtë”, shprehet Osman Qosja. Gjithashtu, probleme me ujin kanë dalë edhe në komunën Shushicë, bashkinë e Cërrikut, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA