Vendimi i qeverisë kosovare për të bllokuar importet e Serbisë ka hapur debatin se cilat mund të jenë pasojat për ekonominë kosovare.
Të dhënat zyrtare të Entit Kosovar të Satstitikave tregojnë se Serbia është partneri i tretë kryesor i Kosovës, pas Maqedonisë dhe Gjermanisë.
Në vitin 2010 eksportet serbe në Kosëvë ishin rreth 260 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave, në cdo 100 lekë produkte që hyjnë në Kosovë, 12.1 lekë vijnë nga Serbia.
Për Maqedoninë shifra është 14.8 për qind, ndërsa Gjermania zë 13 për qind të importeve. Shqipëria vazhdon të mbetet një partner i vogël tregtar i Kosovës.
Në vitin 2010 Kosova bleu nga Shqipëria rreth 70 milionë euro produkte, të cilat zënë vetëm 3.2 për qind në totalin e importeve të saj.
Shifrat e tregtisë së jashtme të Kosovës tregojnë për varësi relativisht të fortë tregtare nga Serbia, sidomos në produktet e drithërave.
Serbia është prodhuesi më i madh i drithërave në rajon me rreth 2 milionë tonë në vit, nga të cilat 1.2 milionë i përdor për nevojat e veta dhe pjesën tjetër e eksporton.
Në vitin 2010, drithërat ishin zëri kryesor i importeve kosovare nga Serbia me rreth 40 milionë euro.
Top Channel