Korcë, e përplas makina, rëndë 54-vjecari

22/07/2011 22:35

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Korcës, ku një person është goditur nga një makinë.

Sipas informacioneve të fundit, si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Koco Ilonasto, 54-vjec.

Autoritetet lokale njoftojnë se në ndihmë të tij ka ardhur ambulanca, që e ka shoqëruar në spitalin e qytetit, ku dhe ndodhet aktualisht.

Ndërkohë, makina që përplasi 54-vjecarin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i bërë të vakta mundësitë për identifikimin e saj.

Top Channel