" /> ">
Ministri grek i Financave tha se vendimi i vendeve evropiane për të
siguruar një paketë të dytë shpëtimi për Greqinë është një “lehtësim i
madh” për vendin e goditur nga kriza ekonomike”.
Duke folur në një konferencë shtypi sot në Athinë, Evangelos Venizelos tha se “bankat greke janë të garantuara dhe të sigurta”. Ai gjithashtu, ben te ditur EJL, premtoi se do të vazhdohet me masat që kanë për qëllim gjenerimin e suficitit buxhetor.
“Ky është një lehtësim i madh për ekonominë greke dhe ky lehtësim gradualisht do të shndërrohet në ekonomi të vërtetë. Por, kjo ndihmë nuk duhet të thotë që ne duhet të pushojmë përpjekjet tona”, tha Venizelos.
Top Channel