Turqia refuzon te pranoje Presidencen Europiane te Qipros. ‘Nuk do te
ulemi kurre ne nje tryeze me greko-qipriotet nese Qiproja merr
presidencen e radhes se BE-se korrikun e 2012-es pa u gjetur me pare
zgjidhja per ishullin e ndare ne linja etnike’, ka deklaruar
kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan.
“Nuk e njohim Qipron Jugore, absolutisht jo. Nuk do te ulemi kurre ne nje tryeze me ta po moren kryesimin e bllokut. Kete ta kene te qarte. Mendoj se zyrtaret europiane jane tashme ne dijeni te situates”, tha Erdoan.
Komentet e tij, kreu i ekzekutivit turk i beri ne nje konference per shtyp, pak perpara te vizites qe shenoi pervjetorin e pushtimit te Qipros nga Turqia ne 1974. Erdoan e ka shfrytezuar ndalesen dy ditore ne pjesen turke te ishullit per te ashpersuar qendrimin e tij.
Pavarësisht tentativave të vazhdueshme të OKB-së, Qiproja vazhdon të jetë e ndarë që nga pushtimi në vitin 1974 nga Turqia në përgjigje të një grushti shteti të nxitur nga Greqia. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, zoti Erdoan paralajmëroi se kohes se kushtuar perpjekjeve per ribashkim, po i vjen fundi. Kryeministri njoftoi gjithashtu se Ankaraja do t’i tërhiqte të gjitha lëshimet e bëra sipas planit të dështuar të OKB-së në 2004-ën. Sipas atyre kushteve, qipriotët turq votuan për ribashkim, ndërsa qipriotët grekë votuan kundër tij.
Top Channel