Durrës, mbytet doku në port

22/07/2011 10:20

Një ndërprerje e energjisë elektrike në sistemin e pompave ka shkaktuar
fundosjen e dokut të anijeve ne basenin portual te Durresit.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet detare te cilat kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po ndjekin nga afer veprimet per mbajtjen nen kontroll te dokut lundrues, kryesisht per te penguar zhvendosjen e tij qe mund te sjelle pasoja ne ankorimin e trageteve a levizjen e anijeve te peshkimit.

Terminali i trageteve dhe kalata e peshkimit ndodhen prane Kantierit Detar. Ne kuader te Masterplanit per portin e Durresit, kompania turke “Durrës Kurum Shipping” sh.a po bente cmontimin e dokut dhe lenien e krejt kantierit qe do t’i kaloje ne administrim Autoritetit Portual Durres.

Situata e krijuar ne port nga mbytja e dokut sipas drejtuesve te Drejtorise se Pergjithshme Detare pritet te zgjidhet brenda kesaj fundjave nga kompania turke. Hapesira qe per disa dekada sherbeu si kantier per ndertimin dhe riparimin e anijeve pushon se funksionuari pasi ne masterplanin portual te miratuar 2 vite me pare nga qeveria territori do te shfrytezohet per sherbime portuale si, terminal çimentoje, pjese te terminalit te trageteve, sipas marrëveshjes përkatëse.

Nderkaq kompania turke qe i ndryshoi destinacionin Kantierit permes vendosi ta lere ate. Kurum zoteronte 51% te aksioneve te kantierit. Ne kembim kompania turke fitoi nga Ministria e Transporteve marrjen me koncension te Terminalit te Konteniereve per nje afat 35 vjeccar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA