Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman tha se
vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia, ishte
rrjedhojë e bllokadës së mëparshme tregtare që Serbia kishte vendosur
ndaj Kosovës.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Countryman tha se Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin një qasje legale të të dyja palëve ndaj kësaj çështjeje.
Countryman tha se shtyrja e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajin shtator ka të bëjë me çështjen e bllokadës. Vendimi për të anuluar bisedimet e kësaj jave ishte rrjedhojë e mosgatishmërisë së qeverisë së Serbisë që të heqë bllokadën ndaj mallrave të Kosovës dhe për këtë arsye nuk kishte mundësi për marrëveshje të reja gjatë kësaj jave.
Top Channel