Cameron: James Murdoch të japë llogari

22/07/2011 18:35

Kryeministri britanik David Cameron deklaron se James Murdoch duhet t’u përgjigjet “qartë” pyetjeve të deputetëve, pas diskutimit të skandalit të përgjimeve.

Deputeti laburist Tom Watson kërkon një hetim policor pasi provat u diskutuan nga dy ish-drejtues të gazetës “News of the World”.

Kryetari i kompanisë News International ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të një email-i që tregonte se skandali i përgjimeve ishte bërë më i gjerë sesa përgjegjësia e një gazete.

Por, ish-redaktori i “NoW”, Colin Myler dhe menaxheri ligjor Tom Crone thanë se ata i kishin thënë atij.

Zoti James Murdoch u shfaq para anëtarëve të komitetit të kulturës dhe medias ditën e martë, përkrah të atit, Rupert Murdoch.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA