A krijon lufta tregtare mes Kosovës dhe Serbisë shanse për eksportet shqiptare? Luan Bregasi i “Biznes Albania” shprehet skeptik, pasi mendon se kjo situatë është e përkohshme.
“Për momentin ajo prodhon rezultat pozitiv, por jo të ardhur për shkaqe ekonomike. Është rezultat i një vendimi teknik dhe të përkohshëm”, deklaron Bregasi.
Sipas tij, ka një rrugë tjetër se si biznesi shqiptar mund të fitojë terren në Kosovë. “Është rruga e shkëmbimit të mallrave dhe konkurrenca e produkteve tona në tregun rajonal”, saktëson Bregasi.
Edhe nëse bllokada e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe do të vazhdojë, Shqipëria duket të ketë pak shanse të mund të zëvendësojë tregun e drithërave, për shkak të kostove të larta.
Por, ndoshta një situatë e tillë mund të favorizojë eksportet shqiptare të materialeve të ndërtimit, të cilat Shqipëria i eksporton sakaq në Kosovë.
Top Channel