Me të hyrë në fuqi vendimi për zbatimin e masave reciproke me Serbinë
dhe Bosnjë Hercegovinën, radhë të gjata me kamionë mallrash janë formuar
në kufirin kosovar.

Por teksa për boshnjakët mjafton një pagesë doganore me 10% më shumë, me Serbinë ashtu sic sillet pala tjetër, është bllokuar totalisht hyrja e mallrave.

E dërguara jonë në pikën kufitare të Merdares, Valdete Osmani na njofton se rradhë të gjata me kamionë serbë janë ndalur në zonën neutrale dhe nuk lejohen të kalojnë.

Top Channel